S’kalon rezoluta për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, Berisha reagon ashpër ndaj Ramës

12 maj 2022 | 11:44

Rezoluta për njohjen e gjenocidit të Srebrenicës nuk ka kaluar të enjten në Kuvendin e Shqipërisë.

51 deputetë kanë votuar kundër kësaj rezolute. Pas votimit, deputeti Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend, duke akuzuar deputetët e mazhorancës të cilët sipas tij kanë votuar sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiqit.

“Shqipëria, antishqiptar të tillë si Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë burrave dhe fëmijëve te pafajshëm të Bosnjës. Votuat duke shkelmuar mbi jetën e mbi 100 mijë shqiptarëve në Kosovë. Po çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh. Ç’mund të presësh nga skllavi i Aleksandër Vuçiq? Si mund të silleni si kope? Si mund të bëni ju shqiptarë një votim të tillë. Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovën”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën…