![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/2022APR8-europeanjournaey-geopolitical-history-PP.png)
Zyrtare: Gërvalla dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës
12 maj 2022
| 11:54
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i Kabinetit të Gërvallës, Sharr Jakupi.
“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla sapo ka përfunduar takimin ne Këshillit të Evropës, e cila në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës sapo ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim të plotë tek Këshilli e Evropës”, ka shkruar Sharr Jakupi në llogarinë e vet në Facebook”.