Mbi një milion vdekje nga Covidi në ShBA

12 maj 2022 | 12:31

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë regjistruar më shumë se një milion vdekje me koronavirus, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar që flamujt të ulen në gjysmë-shtizë.

Kjo është shifra më e lartë e viktimave me koronavirus që ka regjistruar ndonjë shtet deri më tani, ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) beson se shifra e vërtetë mund të jetë shumë më e lartë.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 80 milionë raste të infektimit me koronavirus. ShBA-ja ka një popullsi prej 330 milionë banorësh.

Rasti i parë është konfirmuar më 20 janar të vitit 2020, pasi një burrë ka udhëtuar nga Vuhani i Kinës për në Sietëll.

Në pikun e pandemisë, autoritetet amerikane kanë regjistruar deri në 4 000 vdekje në ditë.

Ekspertët e shëndetit publik kanë dhënë një mori arsyesh për numrin e lartë të viktimave, duke përfshirë shkallën e lartë të obezitetit dhe hipertensionit, sistemet e mbingarkuara nëpër spitale, hezitimin për t’u imunizuar dhe një përqindje të konsiderueshme të popullsisë së moshuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, e cila ka…