Ministria e Shëndetësisë premton kushte më të mira për infermierët

12 maj 2022 | 15:38

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka thënë se kjo ministri do të bëjë çka është e mundur që infermierisë t’i krijojnë një mjedis me kushte optimale për punë, përmirësim të pozitës materiale dhe krijim të mundësive për zhvillim dhe avancim profesional.

Me rastin e 12 majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, ajo ka thënë se ligjet dhe deklaratat për të drejtat e infermierëve, profesionistëve të tjerë shëndetësorë dhe të pacientëve, sado që janë të rëndësishme, nuk e bëjnë vetvetiu sistemin tonë shëndetësor më të sigurt, por mund ta ndihmojnë fuqizimin e tyre për ta vendosur në një pozitë më të mirë si infermierin, ashtu edhe mjekun, për të menaxhuar shëndetin e pacientëve dhe për ta përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve.

“Duke e konsideruar shëndetin si një vlerë shoqërore dhe të drejtë individuale dhe kolektive, infermierët padyshim që luajnë rol të madh në realizimin e kësaj të drejte. Përmes ofrimit të kujdesit shëndetësor spitalor dhe jashtë spitalor, vizitave mjekësore në shtëpi në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe sigurisë së shërbimit shëndetësor dhe rritjes së kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e ofruara”, ka thënë Gexha-Bunjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa,…