Paralajmërimi i SBAShK-ut: Nëse nuk merren parasysh kërkesat tona hyjmë në grevë të përgjithshme

12 maj 2022 | 16:16

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se greva njëorëshe sot është mbajtur në të gjitha shkollat, përveç shkollës “Iliria” në Prishtinë.

“Kemi kënaqësinë të iu informojmë se sipas informatave që i kemi marr nga Këshillat Greviste Komunale dhe Universitete (Këshillat Greviste të SUShK-ut) tregon se pas mbajtjes së grevës njëorëshe edhe në ndërrimin e dytë në nivel vendi greva ishte e realizuar pothuajse 100 për qind, përjashtim bën vetëm shkolla fillore ‘Iliria’ në Prishtinë, të cilët nuk e kanë respektuar thirrjen për grevë, për shkak se në këtë shoqatë sindikale ende nuk janë kryer zgjedhjet e ndoshta janë keq informuar nga ish kryetari i kësaj shoqate sindikale”, ka njoftuar SBAShK-u.

SBAShK-u ka theksuar se sipas informatave edhe në Komunën e Deçanit në dy shkolla kanë thyer grevën dy mësimdhënës si dhe në Komunën e Gjilanit dhe Rahovecit nga një mësimdhënës.

“Duke marr parasysh numrin e anëtarësisë së SBAShK-ut që është 25 123, grevës iu kanë përgjigjur rreth 27 000 punonjës të këtij sektori, që do të thotë edhe ata që nuk janë anëtarë të SBAShK-ut janë solidarizuar me grevën. Pjesëmarrja kaq e madhe në grevën paralajmëruese na obligon neve udhëheqësin e SBAShK-ut që të jemi shumë këmbëngulës drejt realizimit të kërkesave tanimë të njohura dhe presim reflektim pozitiv nga qeveria për t’i realizuar kërkesat”, ka njoftuar kjo sindikatë.

Më tutje, SBAShK-u ka  [paralajmëruar se nëse deri më 20 maj 2022 nuk ka marrëveshje për plotësim të kërkesave, do të përgatiten për grevë të përgjithshme.

“Qysh nga sot iu ftojmë që të bëhen gjitha përgatitjet e duhura që me datë 20 maj 2022 të gjithë së bashku e të bashkuar edhe me anëtarët e federatave tjera sindikale, të organizojmë një protestë në Prishtinë, e cila do të jetë paralajmërimi i fundit para grevës së përgjithshme, të cilën pritet ta shpall BSPK, në rast të mos përmbushjes së kërkesave të anëtarësisë së federatave sindikale”, kaka njoftuar SBAShK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Jam komfort edhe nëse ha shumë”, ka thënë Demi Hones…