Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në KE, vlerë e shtuar për këtë organizatë

12 maj 2022 | 16:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të nismës për anëtarësimin e shtetit tonë në Këshillin e Evropës (KE).

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KE do të jetë  vlerë e shtuar për këtë organizatë.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam nismën për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas dorëzuam edhe aplikimin për anëtarësim. Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet.  Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në futboll në të…