Meta reagon për mosvotimin e rezolutës së Srebrenicës: Tejet zhgënjyes votimi kundër i mazhorancës

12 maj 2022 | 20:17

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur i zhgënjyer me mosvotimin e rezolutës së Srebrenicës nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Tejet zhgënjyes votimi kundër i mazhorancës ndaj projekt-rezolutës së paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të serbëve të Bosnje-Hercegovinës në Srebrenicë në korrik të 1995”.

“Në kushtet e agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm rus kundër Ukrainës, dhe kur në rajonin tonë vërehen përpjekje të shtuara për të mohuar gjenocidin serb në Srebrenicë dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës, seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë do të duhet të shprehte me solemnitet dhe vendosmëri të plotë vullnetin e patjetërsueshëm të popullit shqiptar kundër gjenocidit barbar, që mori jetët e 8372 njerëzve në Srebrenicë”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se është tejet i keqardhur që deputetë të Kuvendit të Shqipërisë shtrembërojnë në mënyrë të pamerituar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë, të cilët e kanë treguar me vepra se janë kundër spastrimeve etnike, dhe në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles nuk po ndalet…