Sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe homologu i tij rus bisedojnë për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë të premtën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Sergei Shoigu, e para që kur filloi agresioni rus në Ukrainë, tha Pentagoni.
Sekretari Austin ka bërë disa përpjekje për të folur me Ministrin rus të Mbrojtjes Shoigu që nga fillimi i agresionit gati tre muaj më parë, por zyrtarët thanë se Moska nuk kishte shfaqur interes.
Zoti Austin theksoi rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të komunikimit, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se telefonata, e cila u kërkua nga zoti Austin, zgjati rreth një orë, por nuk solli zgjidhjen e ndonjë çështjeje konkrete dhe as ndonjë ndryshim të drejtpërdrejtë veprimet e Rusisë në Ukrainë.
Zyrtari e përshkroi tonin e telefonatës si “profesional”.
Agjencia ruse e lajmeve TASS citoi ministrinë ruse të mbrojtjes të thoshte se telefonata u bë “me iniciativën e palës amerikane”.
“U diskutuan çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë,” tha TASS, duke cituar ministrinë.
Zëvendëskryeministrja ukrainase: Negociatat për lirimin e luftëtarëve në uzinën Azovstal janë shumë të vështira
Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk u shpreh mbrëmjen e sotme se negociatat me Rusinë për evakuimin e mbrojtësve ukrainas nga fabrika e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupol janë “shumë të vështira”, tha zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk.
Dje, zonja Vereshchuk tha se ajo po përpiqej të negocionte lirimin e 38 trupave “të plagosur rëndë”, por pranoi se bisedimet nuk ishin të thjeshta.
“Rezultati mund të mos jetë në pëlqimin e të gjithëve, por detyra jonë është të evakuojmë djemtë tanë. Të gjithë. Të gjallë, ne do t’i shpëtojmë të gjithë” tha ajo.
Fabrika e çelikut Azovstal është bastioni i fundit i Mariupolit dhe është përballur me bombardime të reja nga trupat ruse ditët e fundit.
Ata në vend kanë përshkruar shkatërrimin në uzinë, me qindra luftëtarë që mendohet se janë plagosur rëndë.