“Bad News Eagles” pëson humbjen e dytë, mposhtet nga ekipi më i mirë në botë

14 maj 2022 | 20:24

“Bad News Eagles” ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në “Legends Stage”.

Ekipi nga Kosova pësoi humbje 16:4 nga organizata amerikane, “FaZe Clan”.

Vlen të theksohet se kundërshtari i sotëm i BNE-s vlerësohet si më i forti në botë, pasi është i pari në ranglistë.

Kujtojmë se në “Legends Stage” një ekipi për t’u kualifikuar i duhen tri fitore nga pesë ndeshje për të kaluar në “Champions Stage”, aty ku bëhet eliminimi direkt.

Për “Bad News Eagles” sonte ishte humbja e dytë në këtë fazë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pasi Finlanda shpalli ambicien e saj për të qenë…