Rama kërkoi nga SPAK-u ta hetonte, reagon presidenti Meta

17 maj 2022 | 12:52

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka kërkuar nga SPAK-u hetimin e kreut të shtetit.

Gjatë një konference për mediat nga presidenca, Meta është shprehur se ai nuk i është shmangur kurrë drejtësisë dhe nuk e ka problem përballjen me të.

Sipas tij, armët më të forta në këtë përballje janë transparenca dhe e vërteta.

“Ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin është një lidership që mban fjalën dhe llogaridhënia. Mua më bën përshtypje pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet që e ka kapur prej fyti. I bën thirrje SPAK-ut ta hetojë Ilir Metën. Shumë mirë bën që i thotë, madje tu çojnë dhe pyetjes dhe çështjet bashkë me Agaçin siç bënë në Gjykatën Kushtetuese. Ilir Meta ka armët më të forta që janë transparenca dhe e vërteta. E keni parë  ndonjëherë Ilir Metën që t’i shmanget drejtësisë, as në 91-shin”, ka thënë Meta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ata kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën…