Presidenti i Malit të Zi sot viziton Kosovën

18 maj 2022 | 08:02

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sot vjen për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.

Ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për medie.

I pari i shtetit të Malit të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili me këtë rast do t’i japë Çelësin e Qytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po pengon përpjekjet e Suedisë…