Macron i premton Zelenskyt furnizime me armë

18 maj 2022 | 08:09

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se dërgesat franceze të armëve në Ukrainë në ditët në vijim do të shtohen, duke bërë me dije se vendi ishte i gatshëm t’u përgjigjet kërkesave shtesë për ndihmë.

Zelensky ka treguar më herët se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me homologun e tij francez këtë pasdite.

Përmes një postimi në “Twitter”, Zelensky tregoi se kishte folur edhe me Macron për aplikimin e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedës telefonike, Macron tha se aplikimi do të shqyrtohej nga anëtarët e BE-së në një samit në muajin qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të shpallet aktgjykimi në çështjen kundër Hysni Gucatit…