Gjukanoviqi pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani

18 maj 2022 | 11:00

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot në Prishtinë.

Gjukanoviqi do të qëndrojë në Kosovë për dy ditë në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Dy liderët e vendeve fqinje kanë nisur takimin e tyre, derisa pas takimit pritet të dalin në një konferencë për media.

Gjukanoviqi më vonë do të zhvillojë takime edhe me liderë të tjerë në vend, përfshirë edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, me të cilin do të takohet nga orën 12:25.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bokseria e Kosovës, Donjeta Sadiku, sot (e mërkurë) do të…