Mourinho: Dua trofeun në Tiranë

18 maj 2022 | 14:09

“Kjo e Ligës së Konferencës është finalja më e rëndësishme në karrierën time, e kemi dëshiruar shumë. Finalet e tjera i kam luajtur, këtë më duhet akoma ta luaj dhe kam dëshirë ta fitoj”. Me këto fjalë ka nisur intervistën e tij Jose Mourinho, trajneri i Romës.

“Mendoj për të gjithë rrugëtimin që kemi bërë në Evropë, kemi bërë 15 finale. Të luash në Evropë dhe më pas në kampionat kundër ekipeve që kishin një javë kohë për tu përgatitur nuk ka kaluar pa pasoja, pa lënë pikë. Kur shoh klasifikimin shoh edhe ndeshjet që kemi zhvilluar të enjten dhe gabimet e arbitrave. Përballja me Leicester në gjysmëfinale ka qenë e vështirë, por gjithnjë kemi menduar se ndeshja e radhës është më e rëndësishme”, ka shtuar Mourinho.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se raportimet për…