Fejzullahu i ZRrE-së: Do ta zbatojmë vendimin e Apelit për anulimin e tarifave

18 maj 2022 | 15:19

Drejtori i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRre), Ymer Fejzullahu, ka thënë se do ta pranojnë çdo vendim të Gjykatës së Apelit.

“Zyrtarisht ende s’kemi marr vendim zyrtar. Kemi thënë se do ta zbatojmë çfarëdo vendimi që vjen nga Gjykata e Apelit, sepse për ne vendimi i Gjykatës Themelore s’ka qenë i obligueshëm”, është shprehur Fejzullahu.

Kujtojmë se ZRrE-ja më 8 shkurt pati marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike, vendim ky që do të përfundonte më 31 mars  të vitit 2023, por ishte PDK-ja ajo që këtë çështje e kishte çuar në gjykatë dhe më pas Gjykata Themelore e pati anuluar atë.

Apeli anulon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e tarifave të rrymës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në…