Lideri i PDK-së viziton familjet Gucati dhe Haradinaj

18 maj 2022 | 19:11

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, ka vizituar familjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, pas dënimit të tyre nga Gjykata Speciale.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” është shprehur se qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare i gjetën te këto familje edhe në këtë ditë aspak të lehtë për ta.

“E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar se ka “vështirësi” në…