Presidenti i Malit të Zi vazhdon vizitën në Prishtinë, përcillet nga Policia e Kosovës (video)

18 maj 2022 | 20:32

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai sot ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Gjatë lëvizjes së tij nëpër Prishtinë, presidenti malazez po përcillet nga Policia e Kosovës (PK) me njësitet e saja relevante, shkruan “Epoka e re”.

 

Gjukanoviq gjatë takimeve që ka pasur sot në Prishtinë ka theksuar se e mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Osmani dhe Gjukanoviq gjatë konferencës për media janë pyetur nga gazetarët edhe lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Gjukanoviq ka thënë se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacion, do të krijohen kushtet për korrigjim.

“Për të cilat do të pajtohemi dhe që do të kontribuojnë që ky kufi të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim i mosmarrëveshjeve apo rrezikimit të marrëdhënieve mes dy shteteve”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
The Washington Post Mendoni për atë që rusët pëlqejnë ta…