![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/5BDFBB5C-D1F0-4FAE-8B6C-BE3BF70273AB.jpeg)
Mahmuti: LPK ka funksionuar në mënyrën më demokratike të mundshme, askush nuk frikësohej për të folur
Ish-përfaqësuesi politik i UÇK’së, Bardhyl Mahmuti në emisionin Pressing në T7, tha se kishte demokraci në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. Theksoi se askush s’ka pasur frikë për të thënë atë që mendonte.
“LPK i ka pasur strukturat e veta udhëheqëse, ka pasur Kryesinë, sekretarin, kryetarin, ka pasur nënkryetarët e vetë.
Ka pasur Këshillin e Përgjithshëm si organ udhëheqës i Lëvizjes ndërmjet dy mbledhjeve të përgjithshme”, tha Mahmuti.
“Është një karakteristikë. Mund të ketë përshtypje në bazë të thashethemeve por Lëvizja Popullore e Kosovës është forca politike që ka funksionuar në mënyrën më demokratike të mundshme.
A ty ka pasur guxim intelektual dhe liri të atillë ku asnjëri s’ka pasur frikë të shpreh mendimin e vetë”, shtoi ai.