Në 23 vjetorin e fillimit të “PLOJËS SË DUBRAVËS”!

19 maj 2022 | 09:48

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Mos përhapni propagandën e Aleksandar Vuçiqit- Joseph Goebbelsit ballkanik!

Bombardimi i caqeve civile shqiptare nga aviacioni serb u shoqërua me një propagandë të paparë nga ana e ministrit i Informacionit në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vuçiqit për të fajësuar NATO-n për këto aksione. Duke fshehur krimin dhe duke fajësuar NATO-n, Serbia kreu një krim të dyfishtë!

Fatkeqësisht propaganda e Joseph Goebbelsit ballkanik krijoi huti kaq të madhe, saqë sot e kësaj dite shpërndahen në mënyrë të pavetëdijshme sajesat serbe.

Sot përkujtojmë 19 majin e vitit 1999, kur MiG 21 bombardoi pavijonin C1 në burgun e Dubravës dhe vrau tre kolos të çështjes sonë kombëtare dhe të luftës së UÇK-së: Enver Topallin, Abdullah Tahirin dhe Gjokë Ndrecajn!

Gjatë periudhës 19-23 maj 1999 forcat serbe kryen njërin ndër aktet më të rënda gjenocidare që njihet me emrin “Masakra e Dubravës”, gjatë së cilës u vranë 117 shqiptarë dhe u plagosën rreth 400 të tjerë.

Lavdi Enver Topalliit!

Lavdi Abdullah Tahirit!

Lavdi Gjokë Ndrecajt!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjitha viktimat e gjenocidit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
20 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur…