Ishte nisur drejt Shqipërisë, fundoset anija italiane në brigjet e Barit, 5 të zhdukur

19 maj 2022 | 12:08

Një tragjedi është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së mërkurës në brigjet e Barit.

Mediat italiane kanë raportuar se si pasojë e një aksidenti, të shkaktuar nga trazirat e detit është fundosur një anije, ku rezultojnë të zhdukur 5 persona. Sipas raportimeve, anija kishte destinacion Shqipërinë.

Komandanti i anijes, i identifikuar si një 63-vjeçar nga Katania është shpëtuar nga një tjetër anije që kishte shkuar menjëherë në det të hapur pasi ka mësuar ngjarjen. Ndërkohë, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur.

Në afërsi të vendit ku ka ndodhur fundosja, ndodhen 5 anije kërkimi dhe një helikopter nga ajri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit…