![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/EE62D0F5-4A79-40EE-8FF2-531BA7ECAD8E.jpeg)
Bashkëveprimtarët vizitojnë familjen e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit
Veprimtari i qështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Bardhyl Mahmuti, i shoqëruar me veprimtarë tjerë Agush Bujën, Adnan Asllanin, Bekim Makollin, Merita Makollin dhe Fatmir Arifin kanë vizituar familjen Haradinaj dhe Gucati.
Njoftimin e ka bërë publik Mahmuti në llogarinë e vet në “Facebook”:
“Turpi i mbuloftë ata që në emër të popullit dënojnë luftëtarët e lirisë!
Për popullin shiptar, ata janë heronj të gjallë dhe tërësisht të pafajshëm!”, ka shkruar Mahmuti.
Njoftimi i plotë i tij:
Për të ndarë dhembjen që na shkaktoi dënimi i padrejtë i Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, së bashku me Agush Bujën, Adnan Asllanin, Bekim Makollin, Merita Makollin dhe Fatmir Arifin vizituam familjen Haradinaj dhe Gucati.
Turpi i mbuloftë ata që në emër të popullit dënojnë luftëtarët e lirisë!
Për popullin shiptar, ata janë heronj të gjallë dhe tërësisht të pafajshëm!