![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/6DA93224-4E39-428C-87CF-B1B1A3E8AE68.jpeg)
Leipzig shkruan historinë, për herë të parë fiton Kupën e Gjermanisë
22 maj 2022
| 00:37
Leipzig ka fituar Kupn e Gjermanisë për herë të parë në histori, duke mposhtur Freiburg pas ekzekutimit të penalltive, teksa koha e rregullt dhe shtesa ka përfundur 1-1.
Freiburgu kaloi në epërsi me Eggesteinin në minutën e 18′, por Leipzig barazoi me Christopher Nkunkun në minutën e 76′.
Në penallti, Leipzigu ishte më i suksesshëm duke fituar 4:2.