Një vit më parë u ndërtua lapidar për viktimat e masakrës në Burgun e Dubravës

22 maj 2022 | 10:23

Sot janë bërë një vit nga zbulimi i lapidarit për viktimat e Masakrës në Burgun e Dubravës.

Më 19 deri 23 maj 1999, në Burgun e Dubravës u masakruan të burgosurit shqiptarë nga forcat serbe.

Masakra në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb.

Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë, njofton Klankosova.tv

Të burgosurit shqiptarë, shumica të arrestuar me arsyetimin se ishin pjesë e UÇK-së, u vranë nga rojet serbe të burgut, pasi paraprakisht NATO sulmoi ndërtesën e burgut.

Më poshtë gjeni një kronikë të përgatitur një vit më parë, kur u zbulua ky lapidar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çelësi për pavarësinë totale të Evropës Juglindore nga gazi rus…