Nga e marta parashihet mot më i nxehtë

22 maj 2022 | 11:52

Prishtina Weather ka njoftuar se dita e hënë fillon me mot jo edhe shumë të ngrohtë dhe me kushte për të reshura shiu me bubullima.

Kurse nga dita e martë do të jetë mot më i nxehtë.

“Nga dita e martë parashihet të mbajë mot më i nxehtë, sidomos ditën e mërkurë dhe të enjte. Të martën e mërkurën paraqiten edhe kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites. Të enjten nuk po paraqiten kushte për reshje, derisa të premten sërish mundësi për shi e bubullima orëve të pasdites”.

“Cilësia e ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, mirëpo kohë pas kohe mund të ketë rritje të ndotësve ajror që shtynë indeksin të kaloj edhe në vlera mesatare, shkurtimisht edhe në të dobëta”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në Vilnius në organizim të Federatës së Basketbollit…