![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/0120AF92-B455-450E-AC34-56813E0074C9.jpeg)
Mbyllet numërimi në disa qarqe në juglindje, Sali Berisha shpallet fitues
22 maj 2022
| 22:07
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në disa qarqe të juglindjes.
Ajo çka vihet re është fitorja e thellë e ish kryeministrit Berisha përballë kandidatit tjetër Ibsen Elezi.
Rezultatet konkretisht janë si më poshtë:
Në Pogradec kanë votuar 516 persona
484 vota Sali Berisha,
32 vota Ibsen Elezi.
Në Devoll kanë votuar 1225 persona
1082 vota Sali Berisha,
135 Ibsen Elezi,
8 vota të pavlefshme.
Në Maliq kanë votuar 1278 persona
1266 vota Sali Berisha,
10 vota Ibsen Elezi,
2 vota të pavlefshme.
Në Kolonjë kanë votuar 394 persona
356 vota Sali Berisha,
38 vota Ibsen Elezi,
6 vota të pavlefshme./euronewsalbania/