![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/4D38F185-1384-48F3-8333-532CEFBBDF05.jpeg)
Kryebashkiaku i mbështetur nga Rusia përfundon në spital pas shpërthimit
22 maj 2022
| 22:15
Andriy Shevchyk, njeriun e “instaluar” nga Rusia si kryebashkiak i Enerhodarit të pushtuar ka përfunduar në spital.
Shevchyk tani është në kujdesin intensiv pasi u plagos në një shpërthim, raporton agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.
Shevchyk dhe truprojat e tij u lënduan në atë që dukej të ishte një sulm i qëllimtë, sipas kryetarit të zgjedhur të qytetit.