LV-ja: Në krye të delegacionit të Kosovës është një president jokonsensual

24 qershor 2018 | 15:16

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në kohën kur në Bruksel pritet të zhvillohet takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, duke mos u pajtuar me këtë proces, ka thënë se presidenti Thaçi është personi që i ka sjell më së shumit dëme vendit.

“Sot vazhdon dialogu në nivel presidentësh në një situatë kur kemi një qeveri të pakicës që nuk mund ta votojë qoftë një projektligj pa prezencën e opozitës. Qeveria ka provuar ta sjellë një platformë për dialogun por që e ka tërhequr për shkak se e ka ditur që nuk e ka shumicën”, ka thënë Kollçaku.

Ajo ka thënë se në krye të delegacionit të Kosovës në dialog me Serbinë është njeriu që nuk është president konsensual.

“Ai ka nënshkruar një marrëveshje ndër më të dëmshmet, ‘Zajednicën’ ku në 23 nene shkelet Kushtetuta”, ka thënë Kollçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ukrainase ka bërë me dije se shtatë persona janë…