Kryeparlamentari Ruçi uron Haradinajn për rizgjedhjen në krye të AAK-së

24 qershor 2018 | 15:22

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për rizgjedhjen e tij në krye Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ruçi ka vlerësuar AAK-në si një parti të lirisë së Kosovës dhe Haradinajn për kontributin dhe lidershipin e shfaqur.

“Përgëzime Haradinaj, për rizgjedhjen tuaj si kryetar i AAK-së. Kjo është një parti e lirisë së Kosovës dhe rizgjedhja juaj është një vlerësim për kontributin dhe lidershipin tuaj. Haradinaj është një luftëtar i çlirimit, kontribuues i paqes dhe bashkë-ndërtues i Kosovës demokratike”, është thënë në urimin e Ruçit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie në kohën kur…