Vedat Muriqi, kandidat për lojtarin e muajit në La Liga

25 maj 2022 | 21:31

Vedat Muriqi është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit” në La Liga. Bëhet fjalë për muajin maj.

Reprezentuesi i Kosovës gjatë muajit maj regjistroi katër paraqitje për Mallorcan në elitën e futbollit spanjoll.

Muriqi shënoi një gol dhe ndihmoi skuadrën e tij me dy asistime.

28-vjeçari ishte ndër futbollistët kryesorë te Mallorca në sezonin 2021/22, pavarësisht se te kjo skuadër kaloi në janar. Për çmimin “Lojtari i Muajit” vendosin votat e tifozëve. Të gjithë mund të votojnë duke klikuar në këtë  LINK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Romës, Henrikh Mkhitaryan, është lënduar në minutën e…