![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/edi-rama-aleksandar-vucic-600x360-1.jpg)
Vuçiqi: Shqipëria po na mbështetë aq sa Hungaria
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Davosi ka thënë se kryeministri shqiptar, Edi Rama, po u ofron mbështetje dhe se ata, së bashku, do ta bëjnë Ballkanin e Hapur.
Vuçiqi ka deklaruar se Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira dhe se ai e Rama po mirëkuptohen gjithnjë e më shumë, duke thënë se Shqipëria e ka mbështetur Serbinë në nivelin e njëjtë siç e ka mbështetur Hungaria, raporton Tanjug.
Këtë deklaratë Vuçiqi e ka dhënë për RTS, kur është pyetur nëse vendimi i Parlamentit të Shqipërisë për ta refuzuar votimin e një rezolute për Srebrenicën ka ndikuar në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Po ashtu, Vuçiqi ka folur edhe për një bisedë telefonike që do ta zhvillojë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas tij, biseda do të jetë korrekte dhe e mirë dhe se Serbia do të përfitojë çmime të farovshme gazi nga biseda me presidentin rus.