Interi arrin marrëveshje me Mkhitaryanin

26 maj 2022 | 16:02

Para pak minutash mediet italiane shkruanin se Inter ka paraqitur një ofertë zyrtare për Henrikh Mkhitaryan, dhe tashmë raportohet se marrëveshja është arritur. Armenit i skadon kontrata në 30 qershor me Romën dhe më pas do të veshë fanellën e Interit.

Akordi u arrit për një kontratë 2-vjeçare dhe me një pagë 3,5 milionë euro në sezon, ku përgjigjja e Mkhitaryanit ishte e menjëhershme pozitive. Pasi të jenë tejkaluar ekzaminimet mjekësore që do të zhvillohen ditët në vijim, Simone Inzaghi do të ketë një përforcim shtesë në zonën qendrore të mesfushës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se është e…