Krasniqi fton Kurtit t’i vizitojë prodhuesit e çokollatave në Kosovë, e jo fabrikat e çokollatave në Zvicër

26 maj 2022 | 17:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë të enjten gjatë një vizite në një fabrikë të prodhimit të ëmbëlsirave në Vushtrri se ato janë shumë më të shijshme sesa çokollatat e Zvicrës.

Krasniqi e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që t’i vizitojë prodhuesit vendorë dhe të shijojë produktet e shijshme që ata i bëjnë, para se t’i vizitojë fabrikat industriale të çokollatave jashtë Kosovës.

“Padyshim se edhe unë edhe të gjithë i vlerësojmë çokollatat e Zvicrës, por unë i kisha thënë kryeministrit Kurti që para se me shku mi vizitu fabrikat e çokollatave në Zvicër, le të vjen e të ëmbëlsohet me këto ëmbëlsira të Kosovës, që fermerët dhe gratë e vyeshme të vendit tonë janë duke i prodhuar.  Sepse, janë këta që kanë nevojë për mbështetje, e jo fabrikat e prodhuesve të çokollatave në Zvicër. Edhe i garantoj që këto ëmbëlsira që i provuam sot në IADK  janë më të shijshme sesa çokollatat industriale që prodhohen në Zvicër”, ka thënë Krasniqi.

Këto komente, Krasniqi i ka bërë gjatë takimit me fermerë të Komunës së Vushtrrisë në Organizatën Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës, ku shumë gra punëtore bëjnë edhe përpunimin e pemëve dhe perimeve si dhe përgatisin ëmbëlsira me prodhime vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush nuk i do Zbritjet e aq më shumë kur…