Reali publikon listën e futbollistëve për finalen ndaj Liverpoolit

26 maj 2022 | 17:06

Real Madridi e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve.

“Mbretërit” për ta fituar trofeun e 14-të të ligës më prestigjioze evropiane për klube në Evropë duhet të “shkelin” Liverpoolin në finalen që luhet në Paris, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka publikuar listën prej 26 futbollistëve të ftuar për këtë sfidë.

Në listën e Ancelottit është përfshirë edhe futbollisti belg, Eden Hazard dhe ai uellsian, Gareth Bale. Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit luhet të shtunën e 28 majit në Paris me fillim nga ora 21:00.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…