Ymeri: Mungesa kaq e gjatë e Kurtit është e pazakontë

26 maj 2022 | 17:15

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kaq gjatë jashtë shtetit është e pazakontë, në kohën kur vendi po përballet me kriza të mëdha ekonomike e sociale.

Sipas tij, edhe nëse kryeministri është këtu s’ka një intensitet angazhimi të qeverisë për t’i adresuar çështjet urgjente.

“Është e pazakontë që të mungojë një kohë kaq të gjatë kryeministri në Kosovë aq më tepër duke pasur parasysh në çfarë krizash po kalon vendi. Çështja tjetër është që edhe kur është kryeministri këtu nuk po e shohim një intensitet angazhimi të qeverisë për ti adresuar çështjet urgjente që po prodhohen nga kriza ekonomike sociale, mungesës së ushqimit, energjisë e kështu me radhë”, ka thënë Ymeri.

Më tutje, Ymeri ka thënë se kritikat ndaj kryeministrit Kurti duhet të bëhen në dy rrafshe, atë të mungesës dhe neglizhencës të preokupimeve të qytetarëve.

“Kritika duhet të bëhet në të dyja rrafshet. Një, po kryeministri po mungon këtu dhe e dyta është se edhe kur po është këtu në Kosovë apo merren më seriozisht me çështjet që po ballafaqohen qytetarët e vendit për ditë”, ka deklaruar Ymeri. /EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta rikthejë rajonin përsëri…