Filloi finalja Drita – Llapi

26 maj 2022 | 20:00

Ka filluar finalja e Kupës së Kosovës mes dy prej klubeve më të mira në edicionin 2021/22 në futbollin e Kosovës, Dritës dhe Llapi. Kjo finale po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ku atmosfera është e jashtëzakonshme.

 

Para kësaj ndeshje trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka deklaruar se skuadra e tij është e gatshme për finalen e së enjtes dhe ka premtuar angazhim maksimal të djelmoshave të drejtuar prej tij. “I kemi marrë të gjitha masat. Kam besim te skuadra. Gjithçka që kemi përgatitur do ta nxjerrim në fushë. Kemi përballë një skuadër të shkëlqyer, por do të mundohemi t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta të saj. Skuadra është e plotë, e gatshme për të dalë në fushë. Duam ta shkruajmë historinë për ‘Intelektualët’, për stafin, për të gjithë”, ka thënë Nuhiu.

Në anën tjetër, Tahir Batatina, ka thënë se Llapi është me meritë në finale të Kupës, pasi ka mposhtur skuadra cilësore. Ai shpreh optimizëm se do ta mbyllë sezonin me trofe. “Lojtarët janë në formën e duhur. E kanë bartur barrën kryesore gjatë tërë edicionit. Jemi të bashkuar dhe kemi harmoni brenda grupit më shumë se çdo skuadër tjetër. Kemi ardhur deri këtu duke eliminuar skuadra të mëdha dhe kjo na jep motiv shtesë për sukses”, ka thënë Batatina, i cili ka thënë se objektiv i Llapit ka qenë që të arrihet Evropa dhe tani që është arritur ky objektiv, synon mos ta mbyllë edicionin pa trofe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gennaro Gattuso mund të rikthehet të drejtojë një skuadër të…