Kurti arrin në Kosovë (video)

26 maj 2022 | 23:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Kosovë pas dy vizitave zyrtarë që i ka pasur në ShBA dhe Zvicër.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Po, sot ka mbërritur në Kosovë”, është shprehur Kryeziu.

Kurti ka qëndruar 20 ditë jashtë Kosovës, ku për dy javë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa afro një javë në Zvicër.

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara e në Zvicër, kreu i qeverisë është takuar me senatorë, liderë shtetërorë e drejtues të kompanive të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim…