Nuhiu, pas humbjes në finale: Jemi shumë të mërzitur

26 maj 2022 | 23:37

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ishte shumë i mërzitur me humbjen ndaj Llapit, por e uroj kundërshtarin. Llapit e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës, pasi në finalen e madhe fitoi me rezultat 2-1.

Francisco Israel Rivera dhe Arbnor Ramadani shënuan për Llapin, kurse Hamdi Namani shënoi golin e vetëm për Dritën.

Ky është viti i dytë radhazi që skuadra nga Podujeva e fiton këtë trofe.

“Në fakt jemi shumë të mërzitur. Ne patëm një mundësi të artë për ta kthyer Kupën në qytetin tonë. Goli i parë na prishi shumë punë. Një pjesë e dytë nuk kishte shumë futboll. Doja të shikoja një ndeshje më të mirë, por gjithsesi e përgëzoj kundërshtarin për triumfin e arritur”, ka thënë Nuhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm e Rusisë, Sergey Lavrov, ka akuzuar SHBA-në…