Kryeziu: Qeveria nuk e ka për obligim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtuese, por Komuna e Deçanit

26 maj 2022 | 23:47

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se mos zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të këtë ndjekje penale në bazë të nenit 395 të kodit penal të Kosovës.

Kryeziu ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbatuar parimin e sigurisë juridike që nënkupton se aktgjykimet e Gjykatave apo edhe të Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohen.

Ai ka konstatuar se Komuna e Deçanit e ka për obligim zbatimin e vendimit të Kushtetueses.

“Kompetent për zbatimin e këtij aktgjykimi është Komuna e Deçanit, kryetari dhe dikasterët përkatësi si Gjeodezia dhe kadastra. Pra nuk është përgjegjëse Qeveria në kuptimin e përgjithshëm të zbatimit të këtij vendimi”.

Ndërsa ai ka thënë se Qeveria nuk është e obliguar për zbatimin e tij.

“Neni 161 i Kushtetutës së Kosovës, detyrimisht i detyron autoritetet e larta të shtetit, personat zyrtar, dhe personat privat se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet  të zbatohen”, ka thënë Kryeziu në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ndërsa ai ka shtuar se mos zbatimi i këtyre vendimeve ka efekte zinxhir në kodin penal të Kosovës.

“Neni 395 ku thotë se kjo është vepër penale Kundër Drejtësisë”, ka thënë Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Ne kemi një vit të mrekullueshëm përpara nesh!", - kjo…