Shaq Qerimaj, një atdhetar i madh, i burgosur politik i viteve ’80-ta dhe luftëtar i UÇK-së

28 maj 2022 | 18:32

Shkruan: Safete Hadergjonaj

Shaq Qerimaj, një atdhetar i madh i çështjes kombëtare, i burgosur politik i viteve ’80-ta, luftëtar i UÇK-së

Fjalë pak, i heshtur por heshtja e tij është heshtje që vret sidomos ata që heroizmin e ndërtojnë mbi fjalët e rraha gjoksit në kohë lirie por jo mbi punen, sakrificen, trimerinë e guximin e treguar në kohë të vështira të okupimit dhe të luftës me Serbinë.

Përulja e tij në gjunjë dje në Gllogjan pranë varrit të djalit të tij dëshmor Arben Qerimaj, ishte ndjenjë dashurie, trimërie, burrërie por edhe krenarie për luftëtarin e UÇK Arbenin e tij, por edhe të gjithë luftëtarëve që prehen në kodren e dhimbjes dhe të krenarisë që shëndritë në Gllogjan.

Veprimtaria atdhetare e Shaqes e shumë të tjerëve si ky në vitet e 80′ si dhe veprimtaria atdhetare e anëtarëve të “Komitetit te Deçanit” si Ismajl Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Drita Kuçi, Jashar Salihu, Xhavit Hoxha, Avdulla Hasanmetaj, Dinë Ahmetaj, Muhamet Haklaj, Ali Dervishaj, Nazmi Mustafaj, Nimon Mustafaj, dhe grupit të të rinjve “Shqiponja” të udhëhequr nga Nasim Haradinaj, ishin burim frymëzimi për ne gjimnazistet e asaj kohe, ishte forcë e guxim për të vepruar e për t’i rezistuar Serbisë okupatore.

Shaq Qerimaj, veproi dhe rezistoi në frontet e luftës si luftëtar i UÇK, qëndroi i fortë edhe kur në betejen e ashpër kunder focave okupuese të Serbisë në Rastavicë, djali i tij Arbeni u bë simbol lirie për Kosovë.

Arbenin e brymosur me ide atdhedashurie, sa herë që e kam takuar në vitet e veshtira të para luftës, jam mbushë me forcë e guxim në rrugen e rezistencës.

Arbenin e pathyeshem përballë stuhive, të qëndrueshëm në beteja, guximtarin që nuk dinte çka është frika, e takova vetem dy tri ditë para betejes së Rastavicës, me atë pak armatim që kishte të gatshëm për rezistencë, përballë shtetit serb, që çdo ditë bënte krime gjenocidale anë e mbanë Kosovës. Rënja e tij ishte e rëndë për të gjithë, e në veçanti për ne që e njohem e që ia dinim virtytet e tij.

Dje nderuam e përkujtuam Arben Qerimaj dhe dëshmorët tjerë të kombit:
Luan Qerimaj, Beslim Alijaj, Rexhep Tafa, Haki Krasniqi, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Ekrem Berisha.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve!

Respekt të përjetshëm familjarëve, që i rriten femijët e tyre në frymen atdhetare!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prani të një numri të madh të qytetarëve, në…