Osmani: Ish-presidenti Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq

28 maj 2022 | 18:41

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ajo ka thënë se presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit.

“Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Safete Hadergjonaj Shaq Qerimaj, një atdhetar i madh i…