Shoqëria civile reagon ndaj deklaratave të Kurtit: Raportet ndërkombëtare nuk janë tavolinë suedeze

29 maj 2022 | 18:24

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha ka demantuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për frazën “Kosova është fanar i demokracisë në rajon” për të cilën, Kurti i referohet raporteve ndërkombëtare.

Shasha përmes një statusi në Facebook thotë se raportet ndërkombëtare nuk janë tavolinë suedeze që të citosh vetëm pjesët që të pëlqejnë.

Ai ka përmendur edhe fjalët e Franklinit: “Gjysmë të vërtetat janë shpesh rrenat më të mëdha”.

“Është e vërtet që vitin e kaluar, sipas Freedom House, Kosova ka bërë progres më të madh vjetor në avancimin e demokracisë. Por, po ashtu, sipas Freedom House, Kosova është larg vendi me demokraci më të dobët në rajon. Në skenarin më të mirë, sot Kosova sheh dritën në fund të tunelit të vet demokratik, por kurrsesi nuk mund të jetë fanar demokratik për të tjerë”, shkruan Shasha.

Postimi i plotë:

Kryeministri Kurti qe disa here po përdor fjalinë se “Kosova është fanar i demokracisë në rajon” dhe në këtë drejtim citon raportet ndërkombëtare. Por raportet ndërkombëtare nuk janë tavolinë suedeze që të citosh vetëm pjesët që të pëlqejnë. Në fjalët e Franklinit: “Gjysmë të vërtetat janë shpesh rrenat më të mëdha”.

Është e vërtet që vitin e kaluar, sipas Freedom House, Kosova ka bërë progres më të madh vjetor në avancimin e demokracisë. Por, po ashtu, sipas Freedom House, Kosova është larg vendi me demokraci më të dobët në rajon. Në skenarin më të mirë, sot Kosova sheh dritën në fund të tunelit të vet demokratik, por kurrsesi nuk mund të jetë fanar demokratik për të tjerë.

Dhe në fund duke lënë raportet ndërkombëtare anash, pse është demokracia e Kosovës fanar për psh Malin e Zi ku gjallëria demokratike brenda një viti prodhoj dy qeveri të ndryshme dhe ku sapo u inaugurua një Kryeministër minoritar? Apo për Maqedoninë e Veriut e cila viteve të fundit jo vetëm kaloj nëpër tranzicion të jashtëzakonshëm demokratik, por edhe vazhdon të këtë një jetë vibrante demokratike?

Prandaj, unë them të lëmë ne rajonin rahat dhe t’i kthehemi vetës e të shohim se si mund sigurojmë se qytetarët e Kosovës kanë arsim dhe shëndetësi më të mirë se qytetaret e Malit të Zi. Prej kësaj njerëz edhe do të kanë hair. Prej pompozitetin dhe narracionit politik nuk do kanë asnjë hair të vetëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarja e së premtes në Ferizaj ka tronditur opinionin publik…