Zhduket avioni i vogël me 4 pasagjerë në Kroaci
29 maj 2022
| 18:49
Mediat kroate bëjnë me dije se një avion i vogël me 4 pasagjerë, i cili ishte ngritur këtë të diel në fluturim për të shkuar drejt Gjermanisë, është zhdukur nga radari dhe humbi kontaktet me kullën e vrojtimit.
Në terren janë më shumë se 60 persona që po kërkojnë gjurmë të avionit pranë zonës së Slunjës, ku është regjistruar kontakti i fundit i avionit.
Moti i keq vështirëson operacionin e kërkim shpëtimit, ndërsa dyshohet se pikërisht prej motit, avioni mund të jetë rrëzuar.
Sipas mediave kroate, avioni është i markës “Cesna 182” dhe i përket një kompanie vendase transporti VIP dhe kryente shpesh fluturime nga Kroacia në drejtim të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.