Avionët F-16 përshkallëzojnë konfliktin Turqi-Greqi

29 maj 2022 | 19:32

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar së fundmi se për të homologu grek, Kyriakos Mitsotakis “nuk ekziston më”.

Komenti ka ardhur pas prapaskenave në lidhje me blerjen e avionëve F-16 nga Turqia.

Turqia po i bën presion SHBA për të përfunduar marrëveshjen për blerjen e avionëve, ndërsa Mitsotakis u ka bërë me dije në Kongresin amerikane se “Uashingtoni duhet të marrë parasysh pasojat për një vendim të tillë”.

Deklarata e kryeministrit grek nxiti reagim të ashpër nga Ankaraja, e cila po përdor veton për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke ushtruar kështu presion ndaj SHBA për avionët luftarakë.

“Ne ramë dakord që të mos përfshinim vende të treta në mosmarrëveshjen tonë. Pavarësisht kësaj, ai vizitoi SHBA ku në Kongres paralajmëroi që të mos na i japin avionët”, tha Erdogan.

“Ai për mua nuk ekziston më. Nuk do të pranoj kurrë më që të takohem me të. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë me politikanë të nderuar”, shtoi presidenti turk.

Athina ka kërkuar që Komisioni Evropian të reagojë për këtë deklaratë.

Ndërkohë kreu i Partisë Popullore Evropian në PE, Manfred Weber ka bërë thirrje që Erdogan të ndalojë provokimet ndaj aleatëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje ligjvënësve…