Pesë raste të reja me Covid dhe dy persona të vaksinuar

30 maj 2022 | 15:01

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar vetëm pesë raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.982 doza të vaksinës. Deri më sot 823.035 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 223 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.148. Në total numri i rasteve aktive është 66”, ka njoftuar MSh-ja.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 orëve 2 REPUBLIKA KOSOVES MINISTRIAESHENDETESISE Të vaksinuar me nje dozë Doza të administruara në total 903.044 1.828.982 PERDITÄSIMI FUNDIT 30 MAJ, 2022 Të vaksinuar me dy doza Testime brenda 24 oreve 823.035 Doza të treta/përforcuse 223 102.721 Raste pozitive Vdekje 5 Pozitiviteti rasteve Të shëruar 2.24% 14 Raste aktive 66'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare,…