QKUK-ja hap konkurs për 30 infermierë

30 maj 2022 | 15:05

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për 30 infermierë.

Sa i përket kriterit të shkollimit, në konkursin e publikuar është bërë me dije se 15 infermierë kërkohen të jenë me diplomë bachelor të infermierisë, ndërsa 15 kandidatë të tjerë duhet të kenë shkollim të mesëm në drejtimin e infermierisë.

Sipas konkursit të hapur dy ditë më parë, kandidatët mund të aplikojnë për këtë pozitë nga 27.06.2022 deri më 04.07.2022.

Duke klikuar KËTU mund të njoftoheni më detajisht për konkursin. /Gazeta Shneta/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…