Lewandowski: Epoka ime te Bayerni ka përfunduar

30 maj 2022 | 15:44

Sulmuesi Robert Lewandowski nuk do të jetë pjesë e Bayern Munchen në sezonin e ardhshëm. Së fundmi sulmuesi polak ka dhënë një deklaratë të bujshme, nga grumbullimi ku ndodhet me kombëtaren e tij.

“Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më asnjë shans për të luajtur për këtë klub. Bayerni është një klub serioz, transferimi është zgjidhja më e mirë, shpresoj se nuk do të më bllokojnë”, ka thënë Lewandowski.

Shumë klube janë të interesuara për një nga lojtarët më të fortë në botë. Lewandowski ndiqet veçanërisht me shumë interes nga Barcelona, që është gati ta rrëmbejë në verë për të formuar një dyshe magjike me Aubameyang. Me Bayernin ai ka shënuar 344 gola në 374 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë ka hasur…