23 vjet pa Uraganin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Xhemajl Metë Fetahaj

30 maj 2022 | 20:56

Besnik Kada

U njohëm në pranverën e vitit 1998 përmes mikut tënd të idealit Esat Brajshorit, në Tropojë.

Ishe një djalë i ri, burrë i fjalës së Dukagjinit, e i djalërisë dalëzotëse të Kosovës, ku pastaj patëm rastin te shihemi në debate për riorganizim të Ushtrisë Çlirimtare në të mirë të Kosovës, e në plotë diskutime deri në ritakim në Koshare ku u gëzove që u ritakuam dhe pyetjen e parë që ma bëre ishte ku e ke Esatin (të thash në TV po bën punë me shumë angazhime), duke qeshur u shprehe se ai e ka vendin këtu, na duhet me e sjellë këtu se i ka ardhë dita Esatit me ba mrekulli me qendisë diçka të mirë me kamerë siç din ai!

Ishe gjithmonë i hareshëm, i afërt me secilin ushtar dhe ushtarak dhe respektin asnjëherë ndaj meje nuk e ke ndryshu.
Më ke respektuar sikurse mikun tënd të idealit që pjesën më të mirë të rinisë e kaluat bashkë në kazamatet serbe me Esatin!

Më solle një telefon satelitor dhe meqenëse ishe nga ata që e njihje masmedian dhe rolin e saj në trasmetimin e të vërtetës, Ti vet më obligove me moralin tuaj të pastër si loti që të raportoj për çdo medium që kisha kontakte!

Komandant na ke mërzitë shumë kur me 31 Maj 1999, 23 vite më parë kur ike bashkë me Milazim Shalën në Agun e lirisë së Kosovës! Komandant pushoni atje lartë në Panteonin e Koshares bashkë me Saliun, Agimin, Abazin, Aliun, Milazimin e 108 luftetarët e rënë heronjë të Betejës së Koshares dhe Atdheut!

Mirënjohës me pietetin më të lartë përjetësisht për Ty që gjithçka bëtë përr Atdheun!

Gjaku i juaj u bë dritë për Kosovë?????

P.s photo: BKada, fotografia flet vet për fisnikërinë që pati edhe gjatè luftës, tashmë Heroi i Kosovës, Komandant Xhemajl Fetahaj.
Lavdi gjithë dëshmorëve të Kombit!

Në foto: Nasim Haradinaj, Besnik Kada e ushtarët tjerë të UÇK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi e madhe e shiut e ka goditur Kroacinë…