Petkoviq acarohet në Osmanin, përmend ish-krerët e UÇK-së në Hagë – thotë se “Vuçiq është ruajtës i paqes”

30 maj 2022 | 21:31

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka bërë reagime në twitter, duke përmendur presidenten Vjosa Osmani, referuar deklaratave të saj për Aleksandar Vuçiqin rreth Ballkanit të Hapur.

”VjosaOsmani nuk e humb rastin të sulmojë @avucic për shkak të përkushtimit të tij për paqen dhe bashkëpunimin rajonal. Janë fjalë të panjohura në Prishtinë, atje dinë vetëm gjuhën e urrejtjes. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ata janë kundër konceptit të ‘Ballkanit të Hapur”, shprehet Petkoviq.

Mes tjerash, ai vazhdon reagimin e tij, duke përfshirë në këtë debat edhe ish-krerët e UÇK-së.

”Lëre atë @VjosaOsmaniPRKS shikoni më afër biografitë e politikanëve nga Prishtina që po gjykohen në Hagë për krimet më të tmerrshme, sepse presidenti @avucic mund t’i japë asaj mësime se si të ruajë paqen!”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada amerikane në Tiranë, sjell në vëmendje historinë dhe lashtësinë…