Bjellorusia më 22 qershor fillon stërvitjet në kufi me Ukrainën?!

30 maj 2022 | 22:51

Në një kohë kur Bjellorusia ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Kremlinin, Minsk pritet të fillojë stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Në veçanti, një zyrtar bjellorus, Andrei Krivonosov, tha se stërvitjet në rajonin Gomel, pranë kufirit me Ukrainën, do të fillojnë më 22 qershor.

Aleksandër Lukashenko urdhëroi krijimin e një administrate të re ushtarake në pjesën jugore të vendit në kufi me Ukrainën.

Bjellorusia planifikon të vendosë njësi të forcave speciale në tre zona pranë kufirit të saj jugor me Ukrainën, ndërsa Lukashenko vlerësoi kontributin e Rusisë në ndërtimin e raketave për të forcuar mbrojtjen e saj.

Më herët, Lukashenko njoftoi blerjen e sistemeve kundërajrore S-400 dhe raketave Iskander nga Rusia. Minsku është aleati kryesor i Moskës dhe ka akuzuar Perëndimin se është “në luftë me Rusinë” në Ukrainë./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Motra dhe vëllezër, Zonja dhe zotrinjë, Të nderuar…