Zeneli: Më kanë munguar paraqitjet me Kosovën, dua fitore ndaj Qipros

31 maj 2022 | 12:37

Futbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjeve për ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve kundër Qipros, që zhvillohet më 2 qershor në Larnaca.

Mesfushori Arbër Zeneli është shprehur i lumtur që pas një viti mungesë është rikthyer sërish në ekipin përfaqësues, teksa shpreson në cikël të suksesshëm.

“Mund të presim ndeshje shumë të mira. Shpresoj ta nisim me fitore ndaj Qipros në ndeshjen e parë e pastaj ndaj Greqisë ta kemi stadiumin e mbushur me shikues. Më kanë munguar shumë paraqitjet me Kosovën. Jam kthyer në shkurt, pastaj pata rastin të vij në mars por u lëndova sërish, ndërsa tani jam shumë mirë. Për Kosovën duhet ta japim maksimumin të gjithë. Duhet mos e kursejmë veten për shtetin tonë, për shikuesit që vijnë dhe për të gjithë shqiptarët që janë gjithandej. Jam në formë të mirë, por çdo minutë më shumë për mua është e rëndësishme. Pres ndihmën e shikuesve kundër Greqisë dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive”, ka theksuar Zeneli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe bukuroshja e rrjeteve sociale Kejvina Kthella ka bombarduar…